WwW.Alidauti.tk
  Organizimi fizik i PC
 
 
 
Organizimi fizik i kompjutërit
PC (Personal Computer) i zakonshëm përbëhet nga këto pjesë:
·1    Njesia qëndrore,
·2    Pajisjet e kujtesës (Storage Devices),
·3    Pajisjet hyrëse (Inpout Devices),
·4    Pajisjet dalëse (Outpout Devices).
 
Njësia qëndrore
Njësia qëndrore është e vendosur në shtëpizën e kompjutërit ku ndodhen këto pjesë kryesore:
·1    Pllakëza amë (Motherboard) ku janë të vendosura:
* njësia procesore qëndrore CPU (Central Procesing Unit);
* kujtesa operative RAM (Random- Access Memory);
* kujtesa e përherëshme ROM (Read Only Memory);
·1    Njësia e diskut të ngurtë (Hard Disk Driver);
·2    Njësia e disketave (Fllopy Disk Driver);
·3    Njësia arithmetike logjike, kooprocesori, ku kryhen të gjitha kalkulimet;
·4    Kartelat për operacionet hyrëse/dalëse(Input/Output – I/U);
·5    Pjesa e rrjetës për furnizim me rrymë elektrike.
 
Pllakëza amë
Pllakëza amë është pjesa kryesore e çdo PC-e. Përpos të tjerash në të gjendet edhe njësia procesore qëndrore e cila quhet procesor apo mikroprocesor. Procesori është një tërësi e qarqeve të integruara elektronike (çip).
Procesori
Procesori (apo mikroprocesori) paraqet "trunin e kompjutërit" dhe njësin procesore qëndrore CPU (Central Procesing Unit). Procesori në vitët e ´70 i ka pajisur kalkulatorët e xhepit. CPU është e vendosur në një pllakzë të hollë siliciumi me të gjitha komponentet e saj e që janë:
·1    AU (Adressing Unit) njësia e adresave;
·2    EU (Execution Unit) njësia ekzekutive;
·3    IU (Iinstruction Unit) njësia e Instruksioneve;
·4    BU (Bus Unit) njësia e magjistrales etj.
 
Nga CPU dalin magjistralja e adresave (Adress Bus) dhe magjistralja e të dhënave (Daten Bus). Komponentet e CPU përmbajnë me qindra mijë tranzistorë të lidhur në qarqet e integruara elektrike të cilët i formojnë njësit e kujtesës. Procesorët, pa dallim, punojnë në parimin e sistemit binar të numrave, ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojnë tensionet elektrike prej 0 dhe 5 volt (tani edhe 3.3 V). i ka disa detyra:
·1    Përpunimi i të dhënave është detyra themelore e njësisë procesore qëndrore nga dhe është emërtuar. Me përpunimin e të dhënave nënkuptohen veprimet logjike dhe matematike ma të gjitha veprimet tjera përcjellëse, siç janë p.sh. operasionet e ndërlikuara matematikore, renditja e të dhënave sipas kriterve të caktuar, përshkrimi, kopjimi, bartja, arkivimi i të dhënave etj.etj.
·1    Mbikqyrja dhe harmonizmi i veprimeve të sistemit është detyra tjetër themelore e njësisë procesore qëndrore. Gjatë punës së kompjutërit vihen dhe hiqen, sipas nevojes, pajisje të ndryshme, disa nga ato punojnë në të njëjtë kohë, prandaj harmonizimi i veprimeve të tyre është më se i domosdoshëm.Vetia themelore e një procesori është fuqia e tij me të cilën nënkuptohet aftësia që të kryejë sa më shumë veprime në përpunimin e të dhënave. Në fuqinë e një procesori të caktuar ndikojnë disa faktorë, ndër të cillët janë:
* Takti i procesorit;
* F rekuenca e taktit (Clock);
* Sasia e bitëve, të cilët mund t’i përpunojë CPU brenda njësisë së kohës;
* Arkitektura e ndërtimit të vetë CPU-së.
Takti
Takti i njësisë procesore qëndrore është njëri ndër faktorët më me rëndësi që ndikon në fuqin e tij. Në kompjutër është e ndërtuar një farë "ore" e quajtur gjenerator i taktit. Përpunimi i të dhënave në procesor bëhet me takte. Një veprim i caktuar në përpunimin e dhënave kryhet brenda një takti.
 
Numri bitëve
Numri i bitëve që mund t’i përpunojë CPU brenda një takti është faktori tjetër me rëndësi, i cili përcakton fuqinë procesorit të caktuar. Procesorët e parë kanë mundur t’i përpunojnë në një takt 8 bitë, prandaj janë 8 bitësh; procesorët e llojit 80286 kanë mundur t’i përpunojnë brenda një takti 16 bitë, prandaj janë 16 bitësh; procesorët e llojit 80386 dhe 80486 kanë mundur t’i përpunojnë brenda një takti 32 bitë, prandaj janë 32 bitësh dhe procesori pentium (80586) mund t’i përounojë në një takt 64 bitë, prandaj është 64 bitësh.
Procesorët zakonisht shënohen me kombinimin e numrave dhe të shkronjave. Në rend të parë në simbolin e një procesori vihet germa e firmës së prodhuesit (p.sh. i- intel), pastaj vihet numri i gjeneratës i shkruar me tri shifre (p.sh.486), pastaj shkruhen shkronjat, domethënia e të cilave është:
* SL, LC,SX,SLC etj. do të thotë se procesori i tillë nuk përmban në veti kooprocesor; DX do të thotë se procesori i tillë përmban në vete kooprocesorin. P.sh. procesori 386 DX, të gjitha magjistralet i ka 32 bitëshe, ndërsa procesori 386 SX një magjistrale e ka 16 bitëshe kurse tjetrën 24 bitëshe dhe nuk disponon me kooprocesor.
* DX2 do të thot se procesori i tillë ka dy frekuenca të taktit: të brendshëm, e cila ka një vlerë dhe të jashtmen, e cila ka vlerë dy herë më të vogël. P. sh. simboli i486DX2/66MHz do të thot se frekuenca e taktit brenda vetë procesorit është 66 MHz, ndërsa frekuenca e taktit ndërmjet procesorit dhe periferis është përgjysmë më e vogël d.m.th. 33 MHz. Kjo do të thotë se brenda vetë procesorit shpejtësia e përpunimit të të dhënave është dy herë më e shpejt se sa këmbimi i të dhënave me periferinë e njësisë procesore qëndrore. Siç shihet në simbolin e procesorit, në fund vihet frekuenca e taktit të tij. Takti i procesorit tregon se me ç’shpejtësi vepron "ora" e tij e brendshme. Kjo orë nuk mat kohën, por jep taktin e shpejtësis së veprimeve në kompjutër. Procesorët e ndyshëm nuk kryejnë të njejtin veprim në një takt. P.sh. procesori 486, i cili vepron me taktin prej 25 MHz, është më i shpejt se procesori 386, i cili vepron me taktin prej 40 MHz. Pentiumi me të njëjtin takt, ndaj procesorit 486 është dy herë më i shpejtë, për shkak të arkitekturës më të mirë të pentiumit.
Sa i takon prodhuesit, sot procesorë prodhojnë disa firma me famë botërore siç janë: intel, AMD, Cyrix dhe IBM.
 
Kooprocesorët
Kooprocesorët janë procesorë të posaçëm, të cilët montohen në pllakëzën amë me qëllim të kryerjes së operacioneve të ndryshme matematikore, me ç’rast e çlirojnë procesorin kryesor për veprime tjera. Simbolet e kooprocesorëve bazohen në simbolet e procesorëve kryesor, kështu që procesori 8 bitësh, 8086, i korrespondon kooprocesori, 8087; procesori 16 bitësh 80186 i korrespondon kooprocesori 80187; procesori 16 bitësh, 80286, i korrespondon kooprocesori 80287; procesorit 32 bitësh, 80386, i korrespondon kooprocesori 80387 dhe procesori 32 bitësh, 80486, i korrespondon kooprocesori 80487.
 
Njesia kontrolluese
Njësi a kontrolluese është një pjesë e pllakzës amë e cila ka për detyrë që t’i kontrolloj punën e veprimet e njësisë qëndrore procesore. Kjo njësi e njeh çdo program. Kujdeset që ai të realizohet dhe pas kryerjes së tij të kujdeset për programet apo komandat tjera deri sa tä kryhen të gjitha kërkesat e dërguara. Po ashtu kjo njësi kujdeset edhe për përcjelljen e të dhënave në printer apo ndonjë njësi tjetër periferike.
 
Magjistralja
Magjistralja (Bus) është një farë "kanali" i përbërë prej një tërsie përçuesish nëpër të cilën kalojnë informatat brenda stukturës së procesorit apo nga procesori kah komponentet tjera të kompjutërit. Duke patur parasysh se frekuenca e taktit të procesorëve bashkëkohorë dita ditës zmadhohet, atëherë magjistralja paraqet një fyt të ngusht në punën e kompjutërit, për shkak se të dhënat e përpunuara nuk mund të barten me harmoni në shpejtësinë e përpunimit të tyre në procesor, prandaj nuk shfrytëzohet fuqia e procesorit dhe kompjutëri bëhet i ngadalshëm. Sot egziston numër i konsiderueshëm i magjistraleve, por çmimi i tyre ende është i lartë. Në shumicën e kompjutërve personal është ndërtuar magjistralja e quajtur ISA (Industrial Standard Architekture), të cilën e ka prodhuar IBM për kompjutër AT(286). Magjistralja EISA (Enhanced Industrial Standard Architectur), e cila bart dy herë më shumë të dhëna se ISA. Magjistralja e të dhënave (Data Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike të të dhënave. P.sh. kompjutërt 16 bitësh kanë magjistralen prej 16 përquesëve. Magjisitralja e adresave (Address Bus) është një tërësi e përçuesëve që shërben për bartjen e sinjaleve elektrike, të cilët paraqesin adresa. Magjistralja MCA (Micro Chanel Architecture ) shërben për kompjutërt e gjeneratës 386 dhe të kompjutërve PS/2. Magjistralja lokale (Local Bus) është e lidhur drejtëpërsëdrejti në procesor. Ekzistojnë edhe shumë magjistrale si VESA ose VL-Bus, e cila mundëson instalimin e modemit, PCI, e cila ndërtohet në pllakëzat amë të prcesorëve Pentium etj.
 
Kujtetsa
Kujtesa (memorja) e kompjutërit ndahen në dy grupe: kujtesa primare dhe kujtesa sekondare apo masovike. Në kujtesën primare marrin pjesë: kujtesa punuese (operative) RAM dhe kurjtesa e përhershme ROM, ndërsa në kujtesën sekondare merrin pjesë: disku i ngurtë, disketat, kasetat, CD-ROM, shiritat magnetikë, shiritat optikë etj. Arkivimi i të dhënave në ndonjë bartës të kujtesës si dhe leximi i tyre nga ai bartës i kujtesës bërhet me ndimën e kokës magnetike. Arkivimi bëhet në sasira të caktuara në lokacione po ashtu të caktuara në bartësin e kujtesës. Njësia e lokacionit për arkivim quhet lokacioni i kujtesës dhe zakonisht ka vlerën prej 8 bite apo 1 b (bajt). Në qoftë se arkivohet një dokument që ka vetëm 5 bit, ai do ta zëjë tërë këtë lokacion, dhe hapësira prej 3 bitësh mbetet e pa shfytëzuar, pasi nuk lejohet arkivim tjetër në të. Kështu lokacionet për arkivim, varësisht nga lloji i tyre, janë të madhësisë 1b.
 
Kujtesa operative RAM
Kujtesa RAM është kujtesë operative (punuese) e cila zakonisht përbëhet nga kujtesa statike RAM dhe kujtesa dinamike RAM. Njësit të bartjes së kujtesë statike RAM janë qarqet elektrike që quhen Flip-fop apo bistabël të përbër prej dy tranzistorëve, disa rezistorëve dhe përçuesëve. Bistabëli merrë dy gjendje të qëndrueshme që u korrespondojnë dy gjendje binare me numrat 0dhe1. Kjo lidhje mund të aktivoj një bit kujtese. Në qarqet e integruara mund të vendosen me dhjeta mija këso njësish. Të dhënat e aktivuara në kujtesën statike RAM ruhen edhe pasi të çkyçet kompjutëri nga rrjeti elektrik në saje të një baterie të posaçme. Kjo lloj kujtese nuk ka gjetur ndonjë zbatim të madh pasi elementet bistabilë zënë shumë vend dhe bartësi i kujtesës nxehet. Nga ana tjetër koha e qasjes të dhënave në këtë llojë kujtese është mjaft e shkurtër.
Kujtesa tjetër ishte kujtesa dinamike RAM. Njesi të bartjes së kujtesës dinemike RAM janë elementet gjysmëpërçuese ku secili bit është i aktivuar në një kondenzator minijaturial në trajtë të një ngarkesë elektrike. Në këta kondenzatorë, të izoluar nga jasht, mund të akumulohen sasira fantastike të kujtesës në hapësira shumë të vogëla të gjysëmpërçuesve , pasi kondezatorët zanë pak vend. E metë e tyre është se kondenzatorët shpejtë e humbasin ngarkesën elektrike, prandaj me një metodë të posaqme duhet të freksohen ngarkesa e tyre elektrike brenda disa milionsekondash, gjë që paraqet pengesë dhe koha e çasjes të dhënave të arkivuara në këtë lloj kujtese është mjaftë e gjatë. Madhësia e kujtesës RAM mund të ketë njërën nga këto vlera: 640 kb, 1Mb, 2Mb, 4Mb, 8Mb, 16Mb, 32Mb, 64Mb etj. Në Windowse më pak se 8 Mb nuk preferohen.
Kjo kujtesë gjatë punës së kompjutërit përmban programet operative dhe aplikative si dhe të gjitha të dhënat, me të cilat manipulohen në atë rast. Informatat e vendosura në RAM mund të ruhen vetëm gjatë kohës së punës së kompjutërit dhe me fikjen e tij të gjitha informatat që gjenden në RAM humbin, në qoftë se nuk janë aktivuarë më parë. Po të ndalet rryma elektrike gjatë punës me PC, do të humb e gjithë ajo që është e punuar me kompjutër nga arkivimi i fundit deri në çastin e ndaljes së rrymës elektrike. Për këtë shkak, duhet rregulluar që, arkivimi i të dhënave gjatë punës me PC të bëhet automatikisht në një periudh të caktuar kohore, p.sh. në çdo 20 minuta. Një gjë e tillë është e mundur dhe për këtë do të flasim më vonë. Në RAM kryhen të gjitha operacionet e mundshme me kompjutër. Kujtesa operative RAM ndahet në pesë pjesë:
·1    Kujtesa konvencionale me kapacitet deri 1 Mb (1024 kb) e cila përbëhet prej dy pjesëve: kujtesës standarde me kapacitet prej 256 kb apo 640 kb të cilën e posedon çdo lloj PC dhe kujtesës së epërme apo sistemore me kapacitet prej 384 kb. Kujtesës standarde e shfrytëzon pjesërisht vetëvetiu DOS-i, ndërsa kujtesën e epërme video grafika.
·2    Kujtesa e lartë (HMA – High Memory Area) me kapacitet prej 64 kb, e cila ndodhet menjëherë pas kujtesës konvencionale. Këtë kujtese mund ta shfrydëzojë DOS-i nepërmjet të EMM (Extended/Expanded Memory Manager). Këtë lloj kujtesë si dhe kujtesën e shtuar dhe të zgjeruar mund t’i posedojnë vetëm PC-itë që përmbajnë seritë e procesorëve 80 286, 80 386, 80 486 dhe pentiumi.
·3    Kujtesa e vazhduar (Expanded) të cilën e shfrydëzojnë programet e ndryshme dhe programet Windows.
·4    Kujtesa e zgjeruar (Expanded) e cila ekziston e ndarë nga kujtesa konvencionale dhe kujtesa e vazhduar. Kapaciteti i dy kujtesave të fundit varet nga konfigracioni i PC-së. Sot janë të njohura vlerat mbi 20 Mb.
·5    Kujtesa virtuale, e cila për dallim nga të gjitha kujtesat e tjera të përmendura deri tani, formohet në hapësirën e lirë të diskut të ngurtë. Me ndimën e kësaj kujtese sistemi mund të operojë me kujtesë më të madhe se sa është vetë kujtesa e sistemit.
 
Kujtesa e përhershme ROM
Kujtesa e përhershme ROM përmban të dhëna, të cilat nuk mund të inçizohen, të fshihen e as të ndërrohen, por vetëm mund të lexohen. Këto të dhëna janë të përhershme dhe instalohen në fabrikë. Të dhënat e përhershme në ROM përmbajn programe të shkurt të cilët mundësojnë inicimin e punës së kompjutërit kur e ndezim atë. Këto informata mundësojnë leximin e programeve të caktuara një ndër të cilët është i ashtuquajturi sistemi operativ i diskut DOS (Disk Operating System) nga disketa apo disku, varësisht nga lloji i kompjutërit, me të cilin punohet. Pra, informata nga ROM-i mundësojnë leximin e DOS-i nga disku apo disketa në RAM.
 
Kujtesa kesh – Cache
Dihet se të gjitha veprimet të cilat kryhen në CPU duhen të këmbehen me kujtesën RAM. Nga ana tjetër, të dhënat nga RAM duhet të këmbehen me diskun.
 
Në procesin e këtyre këmbimeve vie deri te "fyti i ngusht " ndërmjet CPU dhe kujtesës RAM në njërën anë, dhe kujtesës RAM e diskut në anën tjetër. Për t’u tejkaluar kjo situatë përdoret kujtesa e përkoshme –"kesh" (Cache) e cila dukshëm e zmadhon shpejtësinë e këmbimeve të të dhënave ndërmjet njësive të përmendura. Kujtesa e cila ndimon këmbimet e të dhënave ndërmjet kujtesës RAM dhe CPU quhet Cache ("kesh"), ndërsa kujtesa e cila ndihmon këmbimet e të dhënave ndërmjet kujtesës RAM dhe diskut quhet Disk Cache ("disk kesh").
 
Kujtesa sekondare
Kujtesa sekondare (masovike)shërben për aktivimin e të dhënave, regjistrimin e sistemit operativ të diskut - DOS-it si dhe regjistrimin e programeve aplikative. Kjo lloj kujtese regjistrohet në disketa, disk apo CD-ROM. Kapaciteti i mikrodisketës mund të jetë deri 2.44 Mb, ndërsa i diskut të ngurtë mund të jetë e rendit Gb (giga bajtë: 1 Gb = 1024 Mb).
 
Disku i ngurtë
Disku i ngurtë (Hard Disk) apo shkurt disku është një bartës i posaçëm, i cili shërben për arkivimin (ruajtjen) e të dhënave. Përbëhet prej një pllakëze magnetike me kapacitet shumë të madh nga 500 Mb deri disa Gb (1Gb=1024 Mb). Njësia e diskut në njësinë sistemore shënohet gjithmonë me simbolin c: pa marrë parasysh se sa njësi të disketave ekzistojnë në të.
Kompjutërit e parë kanë patur vetëm një njësi të disketës, e cila është shënuar me simbolin A:. Më vonë është ndërtuar edhe një njisi e disketës e cila është shënuar me simbolin B:. Më vonë në kompjutër është ndërtuar disku i ngurtë (Hard Disk), i cili është i shënuar me simbolin C:. Tani ekziston edhe njësia e CD-ROM.it, e cila shënohet me D:. Sot vlen rregulli: disku i ngurtë gjithmon shënohet me simbolin C:. Në qoftë se kompjutëri ka vetëm një njësi të disketës, ajo shënohet me simbolin A:. Në qoftë se kompjutëri i ka vetëm dy njësi të disketave, e para shënohet me A: dhe e dyta me B:, pa marrë parasysh se për çfarë diskete është fjala: 3.5 " apo 5.25 ".
 
 
Mikrodisketa
Mikrodisketa përbëhet nga një disk magnetik me diametër 3.5" (8.89cm). Me qëllim mbrojtjeje nga dëmtimet e jashtme, ky disk është i vendosur në një shtëpizë plastike të fortë. Sa i takon kapacitetit, mikrodisketa, siç thamë më sipër, mund të jetë:
·1    me kapacitet të ulët SS DD (360 kb),
·2    me kapacitet të mesëm DS DD (720 kb) dhe
·3    me kapacitet të lartë DS HD (1.44 Mb).
Për nga pamja e jashtme e tyre dallimi është vetëm në atë se në disketat e tipit DD ekziston vetëm një zgavër në anën e majtë të saj, ndërsa në atë të tipit HD ka dy zgavra: njëra në anën majtë e tjetra në anën e djathtë. Zgavra e djathtë është shenjë e kapacitetit të lartë të disketës dhe po të përdoret në njësin e disketës së ndonjë kompjutëri të llojit XT, ajo nuk do të funksionojë pa ia mbyllur zgavrën e djathtë. Në këtë rast ajo do të funksionjë por me kapacitet të përgjysmuar (disketa me kapacitet 1.44 Mb, punon si disketë me kapacitet prej 720 kb). Te mikrodisketa zgavra e majtë shërben për ta mbrojtur disketën nga arkivimi i të dhënave të padëshirueshme në të. Kur zgavra e majtë e mikrodisketës është e mbyllur (me një mbyllës të posaçëm), në të mund të shkruhet d.m.th. në të mund të arkivohen të dhëna të ndryshme. Kur zgavra e mikrodisketës është e hapur, atëherë në të më nuk mund të arkivohet asgjë por vetëm mund të lexohen dhe të përdoren të dhënat dhe informatat e ndryshme të arkivuara më parë në të.
Në shtëpizën e disketës ndodhet një mbrojtës metalik i livizshëm. Kur disketa vihet në njësinë e disketës (shigjeta duhet të jetë në anën e sipërme dhe në drejtimin e hyrjes në njësin përkatëse), me ndimën e një mekanizmi, shmanget mbrojtsi metalik dhe tani koka metalike mund t’i lexoj apo t’i arkivojë të dhënat në njërën anë të disketës të tipit SS dhe në të dy anët në disketën e tipit DS, por në këtë rast ekzistojnë dy koka magnetike, në secilën anë nga një.
 
Minidisketa
Mindisketa, për nga madhësia fizike, është më e madhe se mikrodisketa, kurse për nga kapaciteti më e vogël. Minidisketa për shkaqe mbrojtjeje nga dëmtimet e jashtme, është e vendosur në një shtëpizë plastike (kjo është shumë e butë se shtëpiza e mikrodisketës dhe më lehtë mund të dëmtohet), ku ndodhet një disk magnetik me diametër prej 51/4" (13.335 cm)
Minidisketa në anën e majtë ka një çarje katrore, e cila kur është e hapur, në disketë, mund të shkruhen dhe të fshihen të dhënat në të. Për ta mbrojtur nga fshirja e të dhënave, duhet mbyllur këtë çarje me një mbulesë letre apo plastike.
 
CD ROM-i
CD-ROM-i (Compact Disk Only Read Memory) është një disk optik i cili përbëhet nga një disk plastik me diametër 12 cm, trashësi 1.2 mm dhe me një zgavër në mjedis me diametër 15 mm. Në të, që në fabrikën e tij janë shënuar të gjitha të dhënat e duhura dhe është njëri ndër bartësit e të dhënave më me perspektivë. Inçizimi si dhe leximi i të dhënave nga CD-ROM-i bëhet me ndihmën e laserit diodik apo ndonjë laseri tjetër.
Sot në CD-ROM dërgohen programet e ndryshme kompjutërike, muzika, të dhënat nga shkenca e teknika dhe nga të gjithë lëmenjët e diturisë. Kapaciteti i kujtesës së CD-ROM-it mund të jetë nga disa qindra Mb deri në Gb.
 
SISTEMI OPERATIV I DISKUT – MS – DOS
Vënia e informatave në kompjutër
Thamë se informatika është diciplina e cila mirret me përpunimin auotmatik të informatave. Pra, për t’a përpunuar informatën, së pari atë duhet vënë në kompjutër. Sot informata vihet në kompjutër me ndimën e tastierës duke shënuar me gjuhën e lartë kompjutërike. Gjuha e lartë kompjutërike është gjuha më e afërtë për njeriun. Mirëpo, këtë gjuhë kompjutëri nuk e njeh, ai njeh vetëm gjuhën digitale prej dy mundësive: ka apo nuk ka tension (simbolikisht këto dy gjendje i kemi shënuar më parë me numrat 0 dhe1).
Kompjutëri dallohet me vetinë e tij se mund të përdoret me kryerjen e shumë programeve. Kështu, i njëjti kompjutër në një çast mund të përdoret si mjet shkrimi (zbaton ndonjërin nga programet për përpunimin e tekstit p.sh. editorin e tekstit Word for Windows), më pas mund të përdoret për llogaritje (zbaton ndonjë program për llogaritje tabelare p.sh. programin Excel), më pastaj mund të përdoret për vizatim (zbatonë program për vizatim p.sh. programin e njohur Corel Draw). Këto programe, e shumë të tjera, mund të jenë të instaluara në PC tuaj.
Programi është një koleksion informatash e udhëzimesh të cilat drejtojnë punën e kompjutërit. Kompjutërit komandohet nga ana shfrytëzuesit me ndimën e komandave. Komanda ëhtë një urdhëresë që shfrytëzuesi ia jep kompjutërit me qëllim të veprimit të caktuar. Këtë komandë duhet ta pranoj kompjutëri, ta kuptoj dhe ta zbatojë. Që e gjithë kjo të realizohet duhet të bëhet komunikimi i saktë i njeriut me kompjutërin. Kompjutëri kupton vetëm sinjalet elektrike të përbëra nga tensioni dhe rryma elektrike. Sot për këtë qëllim, kryesisht përdoren tensioni elektrik prej 0 volt (që simbolikisht shënohet me numrin binar 0) dhe tensioni prej +5 V (që simbolikisht shënohet me numrin binar 1). Nga ana tjetër, njeriu nuk i ndien nëpërmjet shqisave sinjalet elektrike. Kjo është vështërsia e parë në komunikimin e njeriut me kompjutërin, dhe anasjelltas. Disi duhet të gjindet zhgjedhja që mënyra e komunikimit të kompjutërit të shëndrohet në trajtë të qartë për njeriun.
Zgjidhja e këtij problemi është bërë kështu. Kompjutërit i dërgohen sinjale elektrike nëpërmjet të një releji në trajtën e numrav binar. Numri 0 do të thotë se nuk ka tension elektrik dhe 1 do të thotë se ka tension elektrik. Në këtë mënyrë, në CPU dërgohen sinjalet elektike si kombinim i 0 dhe 1 ka kuptim të sakët që është shënuar në tabelën përkatëse në CPU-në e kompjutërit nga ana e prodhuesit.
Krahas sistemit binar, njeriu mund të përdorë sistemin heksagonal apo decimal për komandën që duhet dhënë kompjutërit, por ato prap është dashur të shndërrohen në sistemin binar nga ana e shfrytëzuesit, gjë që ka paraqitur telashe të mëdha. Sot përdoret mënyra tjetër e paraqitjes së komandës e kjo është mënyra mnenonike apo mënyra e numrave, shkronjave dhe shenjave. Këto simbole zgjedhen ashtu që të kenë logjikë mbi atë që duhet të kryhet. P. sh. në mënyrën memonike komanda për fshirjen e ekranit është cls që rrjedhë nga fjalët në gjuhë angleze: Clear Screen (fshirja e ekranit). Kështu, shkruarja dhe mbajtja në mend e komandave për njeriun është shumë më e lehtë. Çdo prodhues i njësisë qëndrore procesore të kompjutërit është i obliguar që të formojë tabelën e trajtave mnemonike të të gjitha komandave që janë në dispozicion ashtu që secilës komandë në mënyrën mnemonike i korrespondon vetë një komandë në trajtën binare nga e cila krijohet sinjali korrespondent elektrik i asaj komande dhe dërgohet në CPU për ekzekutim. Shndërrimin i trajtës mnemonike në trajtën binare të komandës sot e bënë vetë kompjutëri, e dikur është bërë me dorë nga shfrytësuesi. Sot, nga ana e programerit, të gjitha programet shkruhen në mënyren mnemonike e jo në mënyrën heksagonale apo binare.
Asembleri (Asembler) është programi apo gjuha që e përkthen mënyren mnemonike të shkruarjes në mënyren binare.
Gjuhët e larta programore përdoren për shkruarjen më të lehtë të programeve kompjutërike. Programi i shkruar në gjuhë kompjutërike përkthehet në gjuhën e makinës me ndimën e programave të posaçme që quhet përkthyesë të gjuhëve. Ekzistojnë dy lloje të këtyre programeve:
·1    Interpreterët (Interpreter) dhe
·2    Kompajlerët (Compiler)
Interpreteri e bënë përkthimin e çdo komande atypëraty nga gjuha e lartë kompjutërike në gjuhën e makinës dhe, pakashumë shkakëton ngadalësimin e rrjedhjes së programit.
Kompajleri e bënë përkthimin e gjuhës së lartë kompjutërike vetëm një herë. Te ky rast ndryshimet e bëra më vonë në programin burimor nuk do të realizohen atypëraty në programin e përkthyer, pasi nuk ekziston lidhmëri e drejtëpërdrejtë e tyre pas përkthimit të parë. Për shkak duhet posaçërisht të bëhet përkthimi i programit të ndryshuar dhe më pastaj të realizohet.
 
Sisteme operative
Softueri përbëhet nga programet e ndryshme kompjutërike, të cilat përbëhen nga një mori udhëzimesh të cilat në mënyrën e vet i diktojnë kompjutërit se çka duhet dhe si duhet vepruar në situata të caktuara. Urdhërat kompjutërit i jepen nëpërmjet të tastierës apo miut. Programi i cili i nevoitet kompjutërit për të komunikuar me shfrytëzuesin në njërën anë dhe harduerit e programeve aplikative në anën tjetër që është i arkivuar në disk, quhet sistem operativ i diskut apo shkurt DOS që rrjedh nga shkurtimi në gjuhën angleze, Disk Operating System. DOS-i, siç thamë, ndodhet i arkivuar në diskun e ngurtë dhe me rastine çdo ndezjeje të kompjutërit ai lexohet në kujtesën operative. Pa leximin e DOS-it (apo të ndonjë sistemi operativ) kompjutëri nuk fuksionon fare.
DOS-i është një sistem operativ për IBM PC dhe PC të tjera kompatibile me të. DOS-i emërtohet me parashtesa të ndryshme: MS DOS (MicroSoft Disk Operating System), PC DOS (Personal Computer Disk Operating System) dhe DR DOS (Digital Research Disk Operating System). Kryesisht, nuk ka dallime të mëdha ndërmjet këtyre programeve.
Natyrisht, ekziston një numër i madh i programeve operative siç janë: CP/M (program i dikurshëm për procesorët tetë bitësh 8080, Z80 etj.;pastaj programi ooperativ UNIX, WINDOWS 95/98/2000, OS, Alpha, Linux .... etj.     


 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free