WwW.Alidauti.tk
  punim mature
 
Conte

                                                  SHKOLLA E MESME

                                     MAKINERIKOELEKTROTEKNIKE

                                     “ MIHAJLLO PUPIN”

                                           BUJANOVC

 

 

 

 

                                     PUNIM DIPLOME

                   LËNDA: NGASJE E MAKINAVE ELEKTRONIKE

                    TEMA:  FRENIMI I MAKINËS ASINKRONE

                                 

                     

 

 Nxënësja: Teuta AMIDI                                    Profesori:  Ali DAUTI

 

 

 

 

 

 

                                

                                            BUJANOVC, QERSHOR-2005

 

 

 

 

                                    Përmbajtja

                                              Punim diplome

 

   1.  Frenimi i Motorit Asinkron (M.A) .................……………….……………………3

       1.1 (Llojet e frenimit të Motorit Asinkron (M.A))   ............................3

 

   2. Frenimi me kundërlidhëje ........................................................................................4

        2.1 (Mënyra e parë e frenimit me kundërlidhje­) ........................................4

    2.2 (Mënyra e dytë e frenimit me kundërlidhje­)……………………….....5

 

   3.  Frenimi Gjeneratorik …..………………………………………………...………..6

   4.  Frenimi elektrodinamik……….…..…..…………………………………………...7

   5.  Frenimi Gjeneratorik njëfazësh…………….………………………………..……8

6.  Literatura……………………………………………………………………………9

 

     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

- FRENIMI I MOTORIT ASINKRON  (M.A)

 

         

 

  • Makinat e rrymës alternative (~) ndahen në tre tipa kryesorë:

     -makinat sinkrone,

     -makinat asinkrone dhe

     -makinat e rrymës alternative me kolektorë.

           Pasi që ne në këtë rast jemi fokusu në makinat asinkrone (M.A), atëherë ne do të

     flasim më tepër për makinat e rrymës asinkrone (M.A), ( gjegjësisht për frenimin e

     makinave asinkrone (F.M.A)).

  • Makinat asinkrone ndërtohen kryesisht si motorë elektrikë. Motorët asinkron, në

     krahasim me motorët e tjerë, janë më të thjeshtë, më të sigurt në punë dhe më të

     lirë, prandaj përdoren më tepër.

  • Gjeneratorët asinkronë kanë mjaftë të meta, prandaj përdoren shumë rrallë, vetëm

      në ato raste ku nuk kërkohet stabilitet i lartë i tensionit dhe i frekuencës.

            Makinat asinkrone përbëhen nga dy pjesë kryesore:

    -Pjesën e palëvizëshme (statorin ) dhe

    -Pjesën e lëvizëshme rotorin.

 

 

 

- FRENIMI I MOTORIT ASINKRON  (M.A)

   (Llojet e frenimit të Motorit Asinkron (M.A))  

 

Përdoren (ekëzistojnë) disa lloje të frenimit të motorit asinkron (M.A):

  • Frenimi i motorit asinkron me kundërlidhëje (kundërkyqëje),
  • Frenimi i motorit asinkron  gjeneratorik,
  • Frenimi i motorit asinkron elektrodinamik dhe
  • Frenimi i motorit asinkron njëfazor (njëfazësh).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FRENIMI I MOTORIT ASINKRON ME KUNDËRLIDHËJE (KUNDËRKYQËJE)

 

  • Bëhet në atë mënyrë që të arrihet që rotori të rrotullohet në një kahje, kurse fusha

rrotulluese magnetike në kahje të kundërt.

  Atëherë vlera e rrëshqitëjes (s) është më e madhe se 1, dhe motori punon sikurse frenues asinkron, duke marrë nga rrjeti rrymën e cila është më e madhe se rryma e lidhjes së shkurtër kur rotori nuk lëviz, në rastin kur  motori punon sipas karakteristikës elektromekanike natyrore. Që të pengohet shfaqja e rrymave më të mëdha nevoitet që në

qarkun e rotorit të lidhet një rezistues i përshtatshëm, d.m.th që motori të punoj sipas karakteristikës artificiale. Kjo mund të shihet në figurën 1, ku janë paraqitur pjesët vijëdrejtë të karakteristikave elektromagnetike të motorit asinkron për vlera të ndryshme të rezistuesit në qarkun e rotorit.

  Nga e gjithë kjo shohim se për një vlerë të caktuar të rezistencës së qarkun të rotorit ( për shembull R2 ) dhe për karakteristikë elektromekanike të caktuar nga karakteristika e motorit kalohet në mënyrë kontinuale në regjimin e punës në kundërlidhje (kundërkyqëje), ( duke filluar nga pika A ). Po ashtu shohim se për të njejtin moment Mm, për shpejtësi

                         Figura 1                                     më të mëdha të frenimit, duhet të kemi një rezistorë me rezistencë më të madhe të qarkut të rotorit ( R1 ), d.m.th. duhet të kalojmë në regjimin e punës sipas karakteristikës elektromekanike tjetër përkatëse. Mund të përfundojmë se edhe resistencat gjat frenimit njehësohen në të njejtën mënyrë sikurse edhe rezistencat për regjim pune motorike.

  • Në praktikë janë të mundshme dy mënyra të realizimit të regjimit të punës së

frenimit me kundërkyqëje kundërlidhje (kundërkyqëje).

 

MËNYRA E PARË

Është ajo e cila realizohet te makinat punuese, kur me një skemë të caktuar të lidhjeve të komandimit bëhet ndrrimi i lidhjeve të fazave ardhëse (hyrëse) të mbështjellëseve të statorit të motorit. Me këtë arrihet ndrrimi i kahjes së rrotullimit të fushës magnetike rrotulluese të statorit, ndërsa rotori dhe masat rrotulluese të makinës vazhdojnë të rrotullohen sipas plogëtisë (inercionit),  sipas kahjes së mëparshme të rrotullimit ( figura 2 ). për të njejtën kahje të rrotullimit të rotorit ( d.m.th për +n ), Regjimi i frenimit me kundërlidhëje ( kundërkyqëje ) i cili në këtë rast realizohet, paraqitet në kuadrantin e dytë II të diagramit.

  Pika motorike e punës A kalon në pikën e punës së frenimit me kundërlidhëje

( kundërkyqëje ) B, pastaj lëvizë nëpër karakteristikën e re elektromekanike, meqë rasti i momentit negativ të frenimit e zvogëlon numrin e rrotullimeve. Nëse në skemën e lidhjeve elektrike nuk ndryshon asgjë, në një çast pika e punës do të kaloj në kuadrantin e tretë III të diagramit (C), kur shpejtësia do të ndryshoj kahjen ( shenja –n ). Atëherë motori prap do të vijë në regjim normal të punës motorike ( pika ’B ), mirëpo do të rrotullohet me kahje të kundërt nga ajo që ka pasur në punën e mëparëshme motorike.

 

 

  Për këtë arsye frenimi i këtillë përdoret atëherë kur kemi nevojë të frenojmë ndonjë mekanizëm më të madh dhe kur pas frenimit kërkohet që makina të rrotullohet me kahje të kundërt nga ajo e mëparshmja . Këtë rast e kemi te shumë makina reversibile ( të prapësueshme ), si p.sh te lëvizja e tavolinës së makinës metalprerëse. Ky sistem përdoret edhe atëher kur kërkohet frenim i shpejtë dhe i përpikët i mekanizmit pa pasur nevojë që makina pas frenimit të lëviz në kahje të kundërt: p.sh gjat vendosjes së pjesëve të ndryshme në makinën punuese me anë të “suportit” ( bartësit ). Atëherë nevoitet që pas kryerjes së frenimit të motorit të çkyçet nga rrjeti.

 

MËNYRA E DYTË

E realizimit të frenimit me kundërkyqëje të motorit asinkron përdoret gjat zbritjes ( lëshuarjes poshtë ) të peshave të rënda të çengelit të vinçit. Atëherë pesha ( barra ) e rëndë, forca e rëndimit G e së cilës është më e madhe se momenti i motorit Mm, do të “mbitërheqë” sistemin e vinçit me motor dhe ky do të filloj të rrotullohet me kahje të kundërt nga kahja e rrotullimit të fushës magnetike rrotulluese, me ç’rast momenti nuk ndryshon kahjen , gjë që më parë është përshkruar ( figura 2 ).

 

                             Figura 2                                                        Figura 3

 

 

  Gjat frenimit me kundërkyqëje kemi goditje të mëdha të rrymës të cilat duhet t’i marrim parasysh gjat përpilimit të diagrameve të ngarkesave të momenteve me qëllim të njehsimit të momentit nominal d.m.th. të fuqisë së motorit i cili do të plotësoj për nga nxehja për një regjim pune të këtillë.

 

 

FRENIMI GJENERATORIK

 

  • Realizohet ashtu që motori sillet në atë gjendje që të rrotullohet me numër

rrotullimesh më të mëdha se ai gjatë punës pangrakesë. Kjo shkakton ndrrimin e  kahjes së komponentës aktive të rrymës, e cila tani fillon të rrjedh në rrjetën, çka mund të shohim nga diagrami rrethor i motorit asinkron. Me ndrrimin e kahjes së rrymës ndrron kahjen edhe forca elektromagnetike ose momenti i motorit, i cili fillon të frenoj rotorin . Mënyra e këtillë e frenimit më së shpeshti përdoret gjat zbritjes së peshave më të lehta me anë të çengelit të vinçit, mekanizmin e të cilit e vë në lëvizje motori asinkron ( M.A ) me rotor të mbështjellë. Këtu rotori rrotullohet me kahje të njëjtë me të cilën rrotullohet edhe fusha magnetike rrotulluese.

  • Pika e punës gjat frenimit gjeneratorik është paraqitur në diagram në kuadrantin e

II ( pika B, figura 4).

 

      

 

                               Figura 4                                                       Figura 5

 

  Rastin tjetër karakteristik të zbatimit të frenimit gjeneratorik e kemi te motorët asinkron ( M.A ) me dy shpejtësi. Ky frenim  ndodh  në inervalin e punës së motorit pas ndrrimit të lidhjeve të daljeve të mbështjellësve të mototrit, me çka zmadhohet numri i poleve me qëllim të zvoglimit të shpejtësisë nga 21 ( figura 3 ).

  Atëherë pika e punës A në karakteristikën e motorit me shpejtësi më të madhe çvendoset, pas arritjes së numrit të rrotulimeve n2  në pikën B ( kuadranti II ) në karakteristikën e motorit me shpejtësi më të vogël. Për këtë karakteristikë pika B gjendet në pjesën e saj në të cilën shpejtësitë janë më të mëdha se  shpejtësia e saj sinkrone n1, prandaj motori punon me regjimin e punës të frenimit gjeneratorik, duke shkaktuar një moment frenimi (-M ). Nën veprimin e momentit të frenimit (-M ) bëhet zvoglimi i shpejtësisë kur pika kalon nëpër pikën e punës C. Atëherë motori fillon prap të punoj në regjimin motorik të punës, por në karakteristikën e poshtme për deri sa pika e punës mos të vijë në pikën D, e cila i përgjigjet momentit të kërkuar të makinës Mm

 

 

FRENIMI ELEKTRODINAMIK

 

  • Arrihet kur mbështjella e statorit çkyçet nga rrjeta trifazëshe dhe në këtë kyçet

rryma e vazhduar. Mënyrat e mundshme të kyqjes së rrymës së vazhduar në mbështjellësen e statorit janë paraqitur në figurën 5. Fusha magnetike e cila formohet në stator në këtë mënyrë nuk është fushë rrotulluese. Atëherë M.A punon si gjenerator sinkron, polet e të cilit me mbështjellëse nëpër të cilat kalon rryma e vazhduar që gjendet në stator, ndërsa rotori rrotullohet sipas plogëtisë nën veprimin e energjisë kinetike të mekanizmit lëvizës. Në rotor shfaqet forca elektromotore e indukuar, e cila në mbështjellëset e lidhura shkurt të rotorit kjijon rrymë. Energjia elektrike e rotorit shnërrohet në energji të nxehtësisë në rrezistencën omike të qarkut të rotorit, i cili paraqet ngarkesë termogjene.

Nën ndikimin e forcës elektromagnetike frenuese të rotorit të gjeneratorit të këtillë frenohet elektromotori e me këtë edhe e tërë makina punuese, gjë që kemi pasur për qëllim. Vlera e forcës varet nga intensiteti i rrymës së sjellë në mbështjellësen e statorit, nga se nga kjo varet forca elektromotore e indukuar, pra edhe rryma e rotorit, si dhe forca e tij elektromagnetike frenuese. Intenziteti i rrymës së vazhduar të sjellë mund të rregullohet në mënyrë kontinuale dhe ekonomike.

Në rastin e gjendjes së këtillë punuese të motorit asinkron M.A mund të flasim po ashtu për “rrëshqitje” me të cilën nënkuptojmë  raportin e shpejtësisë gjat frenimit dhe shpejtësisë së punës pa ngarkesë.

 

 

Për këtë arsye edhe forma e karakteristikës së momentit të frenimit gjat frenimit elektrodinamik është pothuaj se njëjtë sikurse forma e karakteristikës së momentit gjat punës motorike (figura 6). Për të njëjtin moment të frenimit, për rrëshqitje më të mëdha , d.m.th për shpejtësi më të vogla të rrotullimit, duhet të sigurojmë rresistenca më të mëdha.                                                                                                                        

  • Ekziston varianta e frenimi                                      Figura 6   

elektrodinamik të motorit asinkron M.A e ngjashme me të mëparshmen, por te e cila nuk përdoret rryma e vazhduar . Në këtë rast paralel me mbështjellësen e statorit të motorit lidhen kondenzatorët, të cilët pas çkyçjes së statorit nga rrjeta tri fazëshe furnizojmë mbështjellësin e statorit të motorit. Frenimi elektrodinamik i motorëve asinkron M.A me rrymë të vazhdueshme përdoret kur kërkohet që mekanizmi punues të frenohet relativisht shpejt, por pa ndonjë përpikëri të madhe. Përdoret sidomos kur frenohet makina me masa më të mëdha volante, p.sh masat e makinës shpuese të madha ose të makinës metalprerëse të madhe, ose të ndonjë vinçi portal.

FRENIMI GJENERATORIK NJËFAZËSH

 

  • Arrihet duke e çkyçur nga rrjeta fazën e mbështjellëses së statorit, me ç’rast fusha

magnetike e statorit bëhet rregëtuese e amunlltë (stacionare pulsante). Rotori vazhdon të rrotullohet edhe më tej me kahje të njejtë nën ndikimin e ndonjë force të jashtme, për ç’arsye në të indukohet forca elektromotore.

Duke qenë se qarku i rotorit është i mbyllur, shfaqet edhe rryma dhe forca e saj elektromagnetike e rotorit të motorit i cilli punon si gjenerator dhe frenon sistemin rrotullues. Rezistenca omike e qarkut të rotorit paraqet ngarkesë termogjene. Me rregullimin e vlerës së rrezistencës së qarkut të rotorit, mund ta përcaktojm intenzitetin e rrymës së rotorit, pra edhe momentin e frenimit.

  • E metë e mënyrës së këtillë të frenimit është pasoja e dëmshme në barazpeshën e

ngarkesave të fazave të linjës së sjell të rrjetës. Mënyra e këtillë e frenimit përdoret për frenimin e motorit trefazor i cili e vë në lëvizje mekanizmin e çengelit gjat zbritjes së peshës.

  

 

    

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-Literatura

 

  • Jovan NIKOLLIQ ®   Ngasjet Elektromotore ”

      Tekst për klasen e IV të shkollave elektroteknike

      Beograd

  • Zoran PANDIQ dhe Miodrag PANDIQ ®    Makinat elektrike ”

      Beograd 1989

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                                   ¯  

                                                                                        Punoi temë                                                        

                                                                                          nxënësja:

                 

                                                            

                  

                                                            Teuta AMIDI   

                                                                       ®  teuta_amidi22@hotmail.com                                                    

                                                                                         

 

nt of the new page
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free