WwW.Alidauti.tk
  BUJANOCI
 

  BUJANOCI

 

            Pozita

Në kilomëtrin ë 360-të të rrugës magjistrale që prej Beogradit kalon nëpër Maqedoni dhe në Greqi, në pjesën më jugore të sërbis , gjendet qyteti i Bujanocit i cili është  qendër administrative komunale,arsimore,shëndetsore,ekonomike dhe kulturore .Për nga aspekti tertorial I takon Qarkut të Pcinjës. Lartësia mesatare e qytetit të bujanocit është 4km (4000m).Rrjedhat ujore te Bujanocit janë :Moravica,Morava jugore ,Pcinja,Lumi I Tërnocit ,Lumi I Kërshevices dhe lumi I Breznicës .

Qyteti I Bujanocit gjendet në mesin e drejtimeve te ndryshme te kumunikacionit rrugore ,si atij magjistral ,po ashtu edhe të atij hekurodhore ne koridorin ndërkombetar E-10,Beograd Shkup-Selanik Athin . Pozitës së volitshme të kësaj komune I kontribon edhe afërsia e tre aeroporteve ndërkombëtar : Nishi 136km,Shkupi 70km dhe Prishtina 105km ,si dhe afërsia e vendkalimit kufitar me Maqedonin ,Cukarka,I cili gjendet në distance 23km.Sipas regjistrimit të vitit 2002 në qytet jetojn 12.011 banore ndërsa nëpër fshatra jetojn 31.291 banore me përberje të ndryshme nacionale.Ne botën e jashtme janë 10.183 banore,gjë që numrin e përgjithshëm të banorëve e ngritin në 53.485.

 

 

 

Bujanoci nëpër shekuj

Në kohërat e lashta parahistorike teritori i komunes se bujanocit I ka takuar Daredanëve,njëri prej fiseve të shumta Ilire,i cili dallohet me shkalle me të theksuar te qytetrimit.Në kohën antike ky teritor ishte nën sundimin Romak, mandej nën sundimin e bizantit në shekullin e XII-të pushtohet nga ana e pushtetareve serb .Kurse që nga viti 1427-1912,përkatesisht për 485 vjet te plota  ishte nën pushtetin e perandoris Osmane.

Deri sa ishte nën pushtimin Osman banorët e kësaj treve janë marre me blektori dhe me degët tjera te bujqësis,kurse në vecanti është dalluare me kultivimin e duhanit dhe të kanapit.Zejtaret e bujanocit dhe punimet e tyre zejtare ishin mjaft të kërkurara dhe në zë të mire,si bie fjala me produkte prej kanapi,kazanxhinjet,farkëtaret dhe opingapunuesit.

Bujanoci nëpër shekuj kla pas emertime te ndryshme :

Shqipëtarët e kanë emertuar si : Bujanofc,Bujanovc,Bujanoc,

Serbët:Gojanoci,Bujanvci,Bujanovac

Turqit :Boyanofca.

 

 

 

Potencialët e komunës së Bujanocit

 

Në pjësën qëndrore të ballkanit,në fushëgropen e Bujanocit edhe krahas rrugës magjistrale automobilistike si dhe magjistrales hekurudhore më të frekuontuar te cilat shpinje për Evrope , është formuar qyteti I Bujanpcit I cili ka shumë të vecanta që janë karekteristike vetëm se për këtë qytet.Natyra ka qenë në anën e tij duke I falur bukurit e shumta,pasuri mineralësh dhe vlera turistike.

 

    POTENCIALET EKONOMIKE

Në komunen e Bujanocit janë  regjistruar 795 ndërmarrje dhe 574 puntorë.Gjithashtu në komunen e Bujanocit janë të perfaqsuar 35 reparte indusriale të kategorive të ndrishme sic janë;prodhimi I produkteve bujqësore (ushqim I shëndosh dhe I rregult),xehëtaria, indusria ushqimore,indusria e metaleve te ngjyrosura,indusria e metalit ndertimor,indusria metalike,indusria e përpunimit të drurit mobileria,indusria kimike,indusria e lëkures dhe e këpucëve,indusria e tekstilit,indusria e masave plastike,indusria e duhanit,ekonomia rrugore,shëndetsia,veprimtarit tersiale,ndërtimtaria,shërbimet publike.

Repartet indusriale kryesisht janë të vendusura në zonen indusriale në lindje të qytetit ,mandej në ngastrat e fshatit Rakovc(Fabrikat për prodhimin e ujit mineral dhe të pijeve jo alkoolike) dhe në pjesën e brenshme të qytetit.Disa nderrmarrje te vogla dhe disa reparte gjenden edhe ne mjediset rurale.

Një përparsi me rëndësi e kësaj treve është Koridori 10(Magjistralja E-75)I cili nëpër territorin e komunës së Bujanocit kalon në gjatsi prej 20km.

 

 

  Potencialet bujqësore

Siperfaqet e tokës së punueshme bujqësore shtrihen në 26.768 hektar,prej të cilave 84.19% gjenden në pronsi inividuale.Duke u nisur në potencialet ekzistuese,të sruktures poseduese,e cila karakterizohet me parcela të imta dhe I cili është I orjentuar në blegtori dhe në prodhimin e duhanidt,andaj mu për këtë,net e ardhmen perqendrimi në zhvillimin e bujqësisë se kë saj komune duhet të mbeshtetet në intesifikimin e zhvillimit të blegtorise dhe të shfrytezimit të potencialit tëbarit.

 

 

Potenciali turistik

 

Bujanoci është  qytet I traditës, kulturës dhe I turizmit.Në pjesën qëndrore të Ballkanit,përskaj rrugëve më të frekuentuara automobilistike dhe hekurudhore që kalojn nëpër këtë luginë të bukur është themeluar qyteti I Bujanocit,një vendbanim me karakteristik e tij  të vecant,

Njera prej përparsive krahasimtare të komunes është edhe potenciali I madh I zhvillimit të turizmit transitor për shkak të korridorit 10 dhe të afërsisë së 4 aeroporteve(Shkup ,Nish,Prishtina dhe Sofiaja).Natyra ka ditur ti dhuroj këtij vendi bukuri te shumta natyrore, pasuri minerale dhe vlera turistike.

    Në një hapsir të vogël gjendet një pasuri e vërtet prej 32 burimesh te regjisrtuar të ujrave termominerale.Njëri prej burimeve shpimi A-2 me temperature prej 42* në përbërjen e tij ka hidrokarburin e natrium,acidin e florit,karbonit thartirat por edhe temperaturën e mjaftueshme për tu perdorur për sherimin e vizitorve të ndrishme në banjën e Bujanocit.Gjithashtu nga I njejti burim,uji përdoret edhe për prodhimin e ujit mineral dhe lengjeve te gazuara joalkoolike.

 

 

KALAJA-KËRSHEVICA lokaliteti arkeologjik

Gjendet në shpatijet e malit Rujan,në fshatin Kërshevic,10km larg Bujanocit.Hulumtimet përkatsiht gërmimet e para janë bërë nga ana e Muzeut popullor-Vranj në vitin 1966 dhe atëhër është konstatuar se kemi te bëjm me një lokalitet arkeologjik me rëndësi.

Ky vendbanim rrjedh nga periudha e bronzit  të vonshëm(të shekujve XIII-XII para herës son).Materiali arkeologjik I takon ofertës së gjërë të enëve greke të puntorive antike dhe puntorive që ishin në pjesën veriore të grekve apo edhe të poqaris helene për përdorim të përditshëm(amfora,qeramik kuzhine)kurse në mase më të vogel janë të përfaqsuar stolit(fibulat,unazat,vathet,gur qelqi,gjilpera).E gjith kjo flet se kemi të bëjm me një qytet antik.Ata që urdherojnë për në Maqedoni dhe Greqi kan arsye të mjaftueshme që të ndalen në trevën e bujanocit për të vizituar,ku do të jen të mikpritur prej njerzve të vyeshëm,prodhesit tradicional të duhanit,kanapit dhe të ushqimit të shëndosh.Këtu mysafiri pritet me zemërgjersi,butësi e ngrohtësi.

Kur për Bujanocin thuhet se është qytet me tradit kulturore,para se të gjithash mendohet në laryshin e folklorit dhe veshjeve të cilat janë pjes e pandashme e manifestime kulturore,të cilat ruhen me kujdes.

                                         

 


 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free