WwW.Alidauti.tk
  Sistemi operativ
 

 

Sistemi operativ
Nga , Enciklopedia e Lirë
 •
Shko te: navigacion, kërko
informatikë, një sistem operativ (shkurtuar në SO, ang. OS, Operating System) është programi kryesor dhe përgjegjës për kontrollin e drejtpërdrejtë dhe mbarëvajtjen e harduerit, që përbën një kompjuter dhe operacionet (veprimet) bazë.
Programet kompjuterike mund të ndahen në dy kategori kryesore:
  • – programet e sistemit qe drejtojne operacionet e sistemit te perpunimit
  • – programet zbatuese qe zgjidhin problemet e perdoruesve te tyre;
Bashkesia e Programeve te Sistemit njihet me emrin Sistemi Operativ (SO).

Tabela e përmbajtjeve

Perberja
Sistemi operativ përbëhet nga një sistem më vete i quajtur kernel (bërthama) dhe nga një numër programesh të sistemit.
Qellimi i Sistemit Operativ
  • Drejtimi i burimeve te sistemit te perpunimit
  • Lehtësimi i komunikimit midis personit dhe makines.(kompjuterit)
Aktivitetet e Sistemit Operativ
  1. Drejtimi i kujteses masive (file system);
  2. Drejtimi i kujteses( memories) RAM;
  3. Drejtimi i proceseve;
  4. Drejtimi i nderfaqes(paraqitja grafike) se perdoruesit;
  5. Perdorimi njekohesisht i shume perdoruesve ne te njejten makine;
  6. Kryerje e njekoheshme e shume proceseve mbi te njeten makine.
Struktura e Sistemit Operativ
Sistemet Operative janë pergjithesisht te perbere nga nje bashkesi modulesh, sejcili me nje funksion te percaktuar. Modulet e ndryshme te sistemit operativ veprojne midis tyre sipas rregullave te percaktuara ne menyre qe te realizohen funksionet baze te makine
Drejtuesi i proceseve
Eshte moduli qe kontrollon sinkronizimin, nderprerjen dhe riaktivizimin e programeve ne punim te cileve iu atribuohet nje procesor. Drejtimi i proceseve behet ne menyra te ndryshme, ne varesi te tipit te perdorimit qe ben sistemi.
Programi qe kryen shperndarjen e kohes se CPU-se midis proceseve te ndryshme aktive, ne menyre periodike, quhet "Scheduler" (planifikues). Ne rastin e perpunuesve shume-procesore, drejton edhe bashkepunimin midis CPU-ve te ndryshme, te pranishme ne sistem.
Skedarizimi
Politikat e skedarizimit te perdorura nga scheduler janë te grupuara ne dy kategori te medha: Zëvendësues: CPU-ja ne perdorim nga procesori, mund te hiqet dhe ti kalohet nje procesori tjetr, ne cfaredo momenti;
Jozëvendësues : nese procesi ka filluar perdorimin e CPU-se nuk mund te nderpritet derisa ai vete te ndalet.
Sistemet Mono-Tasking (një detyrësh)
  • Sistemet Operative qe bejne kryerjen e nje programi te vetem njihen me emrin mono-tasking (një detyrësh);
  • Nuk është e mundur te nderpritet kryerja i nje programi për ti dhene CPU-ne nje tjeter programi
  • Jane historikisht Sistemet e para Operative (psh MSDOS).
Sistemet Multi-Tasking (shumë-detyrësh)
Sistemet Operative qe lejojne kryerjen e njehersheme te shume programeve njihen si shumë-detyrësh (Windows-NT , Linux); Nje program mund te nderpritet dhe CPU-ja i kalohet nje programi tjeter.
Sistemet Time-Sharing (kohë-ndarës)
Nje zhvillim i sitemeve shumë-detyrësh janë sistemet kohë-ndarës. Çdo program ne veprim kryhet periodikisht ne intervale te vogla kohe.
Nese shpejtesia e procesorit është mjaft e larte krijohet pershtypja e nje zhvillimi paralel te proceseve.
Drejtuesi i kujteses
  • Organizimi dhe drejtimi i kujteses qendrore është pamja me kritike ne krijimin e nje SO;
  • Drejtuesi i kujteses është moduli i SO i ngarkuar me shperndarjen e kujteses ne detyra (task) te ndryshme (për te kryer nje detyre është e nevojshme qe kodi i saj te futet ne kujtese);
  • Koklavitja e drejtuesit te kujteses varet nga tipi i SO;
  • Ne sistemet shume-detyresh mund te ngarkohen ne kujtese shume programe njekohesisht
  • Problem: si te ndahet hapesira ne menyre optimale
 
Ndarje Lineare
Kujtesa
Faqosja
Kujtesa Virtuale
  • Shpesh kujtesa kompjuterike nuk është e mjaftueshme për te permbajtur te gjitha kodet e detyrave te ndryshme;
  • Mund te simulohet nje kujtese me e madhe qe mban ne (RAM) vetem pjeset e kodeve dhe te dhenave qe sherbejne ne ate çast;
  • Perdoret koncepti i kujteses virtuale.
  • Te dhenat e programeve jo ne perdorim mund te hiqen nga kujtesa qendrore dhe te vendosen ne diskun kompjuterik ne zonen e quajtur zona e shkembimit (swap-it).
  • Raporti i dimensioneve te zones shkembyese dhe e RAM-it është 3 : 1 (maksimum);
  • Procesoret moderne zoterojne mekanizma harduere për te lehtesuar drejtimin e kujteses virtuale.
Drejtuesi i sistemit te dosjeve
Drejtuesi i sistemit te dosjeve (file system) është moduli i sistemit operativ qe ben drejtimin e informacioneve te ruajtura ne mekanizmat e kujteses masive. Ky drejtues duhet te garantoje korrektesine dhe koherencen e informacioneve. Ne sistemet shume-perdorues, duhet te vendose ne dispozicion mekanizma te mbrojtjes , ne menyre qe ti lejoje perdoruesve mbrojtjen e te dhenave nga perdorues jo te autorizuar.
Funksionet tipike qe duhet te kryhen jane:
  • – Te jepet nje mekanizem për identifikimin e dosjeve;
  • – Te jepen menyrat me te voliteshme ne qasjen e te dhenave;
  • – Te behet transparente struktura fizike e mbeshtetesit te kujtimit;
  • – Zbatimi i mekanizmave te mbrojtjes se te dhenave.
Organizimi
Gati te gjithe sistemet oprative perdorin nje organizim hierarkik te sistemit te dosjeve. Elementi qe ben rigrupimin e shume dosjeve se bashku quhet drejtoria (directory); Bashkesia hierarkike e drejtorive dhe dosjeve mund te paraqitet nepermjet nje skeme grafike te drejtorive
Drejtuesi i mekanizmave te Hyrje-Daljes (Input/Output ose I/O)
Drejtuesi i mekanizmave te I/O është moduli i SO i ngarkuar me dhenien e detyrave mekanizmave qe bejne kerkesen dhe për ti kontrolluar. Nga ata varet cilesia dhe tipi i pajisjeve te lidhura ne kompjuter dhe te njohura nga sistemi.
Udhezuesi i pajisjeve (Device Driver)
Kontrolli i mekanizmave te H/N behet permes programeve te posaçme te quajtura udhezuesi i pajisjeve (Device Driver); udhezuesi i pajisjeve kryhet nga prodhuesit e mekanizmave qe njohin shume mire veçorite fizike.
Keto programe kryejne keto funksione:
  • Bejne transparente veçorite tipike fizike te çdo mekanizmi;
  • Drejtojne komunikimin e sinjaleve drejt mekanizmave;
  • Drejtojne mosmarrveshjet, ne rastin kur dy ose me shume detyra duan te hyjne njekohesisht ne te njejtin mekanizem.
Nderfaqja e perdoruesit
Te gjithe sistemet operative perdorin mekanizma për ta bere sa me te lehte perdorimin e sistemit nga perdoruesi; bashkesia a ketyre mekanizmave te hyrjes ne kompjuter merr emrin e nderfaqes se perdoruesit
  • Nderfaqja tekstuale:
    • komanda perkthyese (guacke - shell )
    • Shembull MS-DOS
  • Nderfaqja grafike (me dritare):
    • Nxjerrja e programeve te ndryshme shfaqet ne menyre grafike permes dritareve
    • Perdorimi i skicave e ben me intuitiv perdorimin e llogariteses;
Sistemet e pranishëm në treg
Në treg janë të pranishëm një sasi e madhe sistemesh operative. Në të kaluarën prirja e shtëpive prodhuese të sistemeve të perpunimit ishte që të zhvillonin sisteme operative për arkitekturën e tyre, prirja e sotme është ajo a sistemave operative të përdorshëm në platforma të ndryshme. Kjo është lista e sistemeve më të njohur:
Sistema si UNIX
Një desktop KDE i personalizuar në Linux.
Janë sistemet operativë të lidhur me System V, BSD, Linux,Ubuntu.
Janë sisteme me liçense: GNU, Open source (kod i hapur), Freeware, etj.
Këto sisteme janë edhe disa nga sistemet më të sigurtë dhe të fortë (të qëndrueshëm).
Microsoft Windows
Desktop i Vista i nisur për herë të parë.
Është sistemi operatv më i përhapur.
Apple Mac OS X
Një pamje ekrani e sistemit operativ nga Apple: OS X Leopard
Një nga sistemet më të sigurtë.
Në Pranverë 2009 del versioni i ri Mac Os X 10.6 i quajtur Snow Leopard

 

RAM
 •
Pamje nga RAM memori të vitit 1997.
Pamje nga 1GM DDR prodhuara nga AData.
RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memory me kuptimin Kujtesë me hyrje të rastësishme) është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërësinë e kompjuterit kjo memorie pasqyron trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtë.
Pra, memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri.
Memoria qendrore është e përbërë nga një bashkësi fijesh, tranzistore dhe nga kondensatorë. Fijet ndahen në dy grupe : fijet që transportojnë adresat e të dhënave dhe fijet e të dhënave.
Më parë ishte i përhapur një lloj i RAM-it me bërthamë magnetike e cila ishte e zhvilluar në vitet 1949-1952 dhe në atë kohë ishte më e përdoruar përderisa doli në zhvillim RAM-i statik dhe dinamik në qarqet e integruara të RAM-it në vitet 1960-ta dhe në vitet e hershme të 1970-ve.
Para kësaj kompjuterët përdornin rele, tuba vakum ose trioda ku bëhej radhitja e memories në kompjuter (p.sh qindra e mijëra bit), disa prej tyre ishin të rastit në qasje, kurse disa jo.
Latches (apo Çelësat i ruajtjes apo mbylljes), ishin të ndërtuar nga triodat edhe me vonë.
Nga transistorët diskret, të cilët përdoreshin për zvogëlim dhe shpejtësi të memories sikur ato të regjistrave dhe regjistrat në të radhitura si rafte. Para zhvillimit të qarkut të integruar të ROM-it, RAM ishte shumë shpesh i konstruktuar duke i përdorur diodat gjysmëpërçuese.
Tabela e përmbajtjeve
Të dhënat në RAM
Memoria RAM është pikë prerje (udhëkryq) e të gjitha të dhënave, pavarësisht se nga vijnë ato (nga kujtesa e përforcuar (hard disc), luajtësit e mediumeve (floppy, CD-player, DVD-player) apo mjetet tjera futëse të të dhënave si tastatiera). Kujtesa RAM në tërësi është një pasqyrim i tavolinës së punës në një punishte, nga e cila organizohet veprimtaria përkatëse.
E rëndësishme është të përmendim se kur kompjuteri fiket, kujtesa RAM zbrazet, pra ikën i gjithë informacioni që ishte në të. Pra, n.q.s jeni duke shkruar një letër dhe ... "ikin dritat" , e gjithë puna do të shkojë kot nëse nuk e keni regjistruar atë (ka mënyra e mjete nga memoria RAM në njësitë e disqeve, vetëm n.q.s jepni komandën për regjistrimin e tij në to. N.q.s programi që përdorni për një qëllim ose një tjetër ndërpritet (ose bllokohet) përpara se ta regjistroni atë punë të bërë deri në atë moment, kompjuteri do ta zbrazë kujtesën RAM dhe do ta ri-fillojë atë me ngarkesën e re (programin).
Memorizimi i të dhënave
Programi aplikativë në kombinim me sistemin operativ dhe BIOS-in dërgon një mori sinjalesh elektrike fijeve të adresave. Cdo fije adrese i korrespondon një pozicioni specifik në RAM në të cilën mund të memorizohen të dhëna. Fijet e adresave lidhen me fijet e të dhënave me anë të transistorëve, anash këtyre transistorëve ka një kondensator. Kur sinjali elektrik përshkruan një fije të dhënash mbyll të gjithë transitorët që lidhin këtë fije me fijet e të dhënave. Kur transistorët janë të mbyllur atëherë softueri dërgon të dhënat efektive që duhen memorizuar gjithmonë në formë binare (0,1). Kjo realizohet nëpërmjet dërgimit dhe mos dërgimit të një sinjali elektrik në të gjitha fijet e të dhënave. Dërgimi i një sinjali elektrik në një fije bën që nëpërmjet transistorit të kaloje rryme elektrike, rryme kjo që karikon një kondensator të vendosur anash transistorit, ky kondensator i karikuar i korrespondon “shkrimit” të një 1 në memorie. Nqs nuk dërgohet një sinjal elektrik në një fije të dhënash kondensatori nuk karikohet sepse nuk ka rryme elektrike, ky fakt i korrespondon “shkrimit” të një 0 në memorien qëndrore RAM.
Leximi i të dhënave në memorien qendrore
Kur softuerë do të lexojë të dhëna që janë të mëmorizuara në RAM dërgon një sinjal në fijen e adresave korrespondente të të dhënave që do të lexojë. Si në rastin e mësipërm ky sinjal elektrik mbyll kondensatorë që lidhin fijen e adresave me fijet e të dhënave.
Pasi mbyllen transistorët, n.q.s. kondensatori që ndodhet tek fijet e të dhënave është i karikuar atëherë kur mbyllet transistori korrespondent kondensatori shkarkon ngarkesën elektrike të mbledhur si rrjedhoje jepet një sinjal elektrik në fijen e të dhënave. Kjo gjë i korrespondon “leximit” të një 1 nga RAM. N.q.s. fija e të dhënave nuk e ka të karikuar kondensatorin korrespondent atëherë nuk ka asnjë sinjal elektrik në fijen e të dhënave në fjalë, gjë kjo që i korrespondon leximit të një 0 në RAM.
Llojet e memorieve RAM
Në bazë të teknologjisë së përdorur për prodhimin e tyre memoriet RAM ndahen në kategori :
  • DRAM : Rifreskon karikimin e kondensatorëve cdo 1/1000 e sec.
  • EDO RAM : Është më e shpejtë se DRAM, karakteristika e saj kryesore është se është në gjëndje të dërgojë të dhëna edhe duke marrë instruksione për të dhënat që do të aksesohen nga programi në një moment të dytë.
  • VRAM : Është një memorie RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta në mënyrë të tillë që të dhënat video mund të shkruhen ndërsa të dhënat po lexohen nga karta grafike për tu visualizuar në ekran.
  • SRAM : Nuk ka nevojë (si memoria DRAM) të rifreskimit me ngarkesë elektrike të kondensatorëve. Është më e shpejtë se DRAM por edhe më e kushtueshme.
  • SDRAM : Është memorje e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e BUS-it të procesorëve të shpejtë. Është e përbërë nga dy banko për memorizimin e të dhënave, kjo lejon që edhe kur jemi duke lexuar të dhëna të memorizuara në një bankë mund të lexojmë dhe te tjetri njëkohësisht.
  • SIMM : Chipe memorjesh të montuara në një kartë të vogël. Është një nga meomorjet e para që ka qene e përhapur te PC.
  • DIMM : Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm chipet e memorjes dhe numri i lidhjeve me modherboardin.
  • ECC : RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë transmetimit të të dhënave.
 


 
   
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=