WwW.Alidauti.tk
  Kompjuterėt Personal
 

 

Kompjuteri personal
Nga enciklopedia e Lirë
(Përcjellë nga Kompjuteri Personal)
 •
Kompjuteri personal (ang.: Personal Computer, lexo: Pësënëll Kompjutër ose shkurt PC) është një kompjuter, çmimi, madhësia etj. të të cilit e bëjnë atë të përdorshëm në mënyrë individuale, dhe i cili ka për qëllim të operohet në mënyrë direkte nga një përdorues, pa operatorë kompjuterësh intervenues.
Sot një PC mund të jetë një kompjuter desktop, laptop ose kompjuter tablet. Sistemet operative më të zakonshme janë Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux, ndëra mikroprocesorët më të zakonshëm janë CPU-të x86-compatible.
 

Kompjuteri si makineri e programueshme, dixhitale.
Në ditët e sotme ka përkufizime të ndryshme për kompjuterat. Disa specialistë dhe një numër shkrimtarësh të librave fantastiko-shkencorë mundohen tu japin kompjuterave karakteristika që i afrojnë ata me qëniet njerëzore duke i quajtur makina logjike apo makina të afta që afrohen me funksionet që realizojnë, gjykimin dhe llogjikën njerëzore. Makina elektronike Në të vërtetë kompjuterat janë makina elektronike të programueshme, digitale. Siç specifikohet edhe nga ky përkufizim kompjuteri ngelet një makinë, sado e sofistikuar apo e aftë që të jetë në kryerjen e detyrave që përdoruesi i vë përpara. Ai ngelet gjithmonë skllav i ideve dhe aftësive të konstruktorëve të tij. Fakti që është një makinë elektronike do të thotë që bazë në ndërtimin fizik të një kompjuteri qëndrojnë qarqet elektronike dhe mikroproçesorët. I Programueshëm Koncepti i programueshëm ka një rëndësi të veçantë. Ai tregon se përdoruesi ka mundësi që të ndryshojë dhe të modifikojë funksionimin e kompjuterit sipas nevojave të tij, duke përdorur një program të caktuar apo një bashkësi programesh. Digital Fjala digitale (numerike), tregon se informacioni në kompjuterat paraqitet nga variabla që kanë një numër të fundëm vlerash. Këto vlera numerike përdoren në qarqet elektronike të makinës. Qarqet elektronike në varësi të ndërtimit të tyre kanë mundësi të mbajnë vetëm një numër të caktuar, të fundëm vlerash diskrete. P.sh. 0,1..9 janë dhjetë vlera të ndryshme diskrete. Në kompjuterat dhe makinat e tjera elektronike llogaritëse që përdoren në ditët e sotme, përdoret teknika e njohur si logjikë binare. Kjo llogjikë njeh vetëm dy gjëndje të mundshme, 1 (një) ose 0 (zero), po ose jo, e vërtetë ose jo e vërtetë. Bit Një numër binar pra me dy gjendje të mundëshme, quhet bit. Në kompjuterat informacioni i nevojshëm transmetohet në grupe bitësh. Duke përdorur metoda të ndryshme kodimi, bitët mund të përdoren jo vetëm për të paraqitur numra binarë, por edhe simbole të tjera si numra dhjetorë ose shkronja të alfabetit. Byte Meqënëse bitët janë njësi shumë të vogla, ata grupohen në grupe prej tetë bitësh, që quhen byte (shqiptohet bait) ose fjalë. Byte është edhe njësia matëse e informacionit në kompjuter. Çdo gërmë e alfabetit apo simbol që përdoret në kompjuter ka në korrenspodencë një kod binar të shprehur në 8 bite, pra një BYTE. Pra një BYTE është sasia minimale e informacionit. Kjo përbën edhe njësinë matëse të informacionit. Ashtu siç ne shprehim njësitë e tjera të sistemit SI, si Kilogram, Metër, Litra, etj. edhe në kompjutera kemi njësinë matëse Byte e cila ka edhe shumëfishat e saj: 1 Kilo Byte (1KB) = 1024 Byte, 1 Mega Byte (1MB) = 1024 KB, 1 Giga Byte (1GB) = 1024 MB. Këto njësi nënkuptojnë edhe sasinë e informacioit të ruajtur ose të përpunuar në një kompjuter. Kompjuterat në përgjithësi shihen si të përbërë nga dy pjesë të ndryshme: pjesa e hardware-it dhe ajo e software-it. Hardware Përfshin gjithë pjesët elektronike dhe elektromekanike që përbëjnë pjesën fizike të makinës. Ndryshe do të thoshim që hardware është gjithçka që ne shohim apo mund të prekim në makinë. Software Përfshin instruksionet dhe të dhënat që kompjuteri përdor për të kryer detyrat e ndryshme që i vihen nga përdoruesi. I lidhur me konceptin e software-it jepet edhe koncepti i programit dhe ai i të dhënave (data base). Program Një sekuencë instruksionesh, të afta që të njihen dhe të egzekutohen në kompjuter përbëjnë atë që njihet me emërtimin program.Të dhënat Informacioni që manipulohet nga programi, dhe përdoret për të marrë informacionin e nevojshëm për të kryer llogaritjet e kërkuara nga një program i caktuar, përbën të dhënat. Software dhe hardware janë të lidhur në mënyrë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe së bashku përcaktojnë karakteristikat dhe se çfarë një kompjuter mund të realizojë. Kosto Në fillimet e viteve 80-të, pjesa e hardware-it përcaktonte rreth 84% të kostos dhe çmimit të një kompjuteri. Software-i që përdorej ishte i thjeshtë dhe si rrjedhim jo shumë i shtrënjtë. Në ditët e sotme zhvillimi i teknikës ka sjellë uljen e vazhdueshme të çmimit dhe kostos së prodhimit të pjesëve të ndryshme të kompjuterit. Kështu, p.sh. një hard disk me rreth 100MB kapacitet regjistrimi, vetëm disa vite më parë kushtonte rreth $1000. Sot mund të gjesh lehtë në treg hard drisqe me rreth 2GB kapacitet regjistrimi për vetëm $170. Po kështu edhe mundësitë dhe funksionet që mund të kryhen me një kompjuter të përdorimit të përgjithshëm (PC - Personal Computer) janë të njëjta me ato që vetëm një kompjuter me vlerë gjysëm milioni dollar mund të kryente në mesin e viteve 80-të. Paralelisht me zhvillimin e hardware-it, edhe software-i apo programet që përdoren në kompjutrat e sotëm zhvillohen dhe sofistikohen çdo ditë e më shumë. Sot është software-i ai që përcakton më tepër se 65% të vlerës së një kompjuteri, dhe ka programe të caktuara të cilët kushtojnë shumë më tepër se vetë sistemet që i përdorin ato.Megjithatë mendoj se disa njohuri të përgjithshme mbi ndërtimin dhe funksionimin e hardware-it do të ishin me interes për ç’do lexues. Në paragrafin që vijon jepet një shikim i përgjithshëm mbi ndërtimin e një kompjuteri dhe pjesët kryesore që e përbëjnë atë.

Pak Histori.
Kompjuteri s’është gjë tjetër veçse një makinë llogaritëse e sofistikuar. Zanafillën e saj historia e makinave llogaritëse e ka kohë më parë. Si datë fillimi të shpikjes së kompjuterave mund të përmendim vitin 1673. Në këtë vit matematikani i njohur Leibnic i shtyrë nga nevojat e atëhershme ushtarake arriti të ndërtojë një makinë të sofistikuar për atë kohë që u quajt arifmometër. Arifmometri ishte një makinë mekanike që bënte të mundur kryerjen e katër veprimeve bazë të matematikës dhe u përdor në shekullin XIX në fushën e artilerisë për llogaritjet balistike. Do të duheshin shumë vite e përpjekje për t’ju afruar koncepteve të sotme të kompjuterit dhe për të ndërtuar një makinë të tillë elektronike si ajo që përdorim ne sot. Ja disa data që meritojnë të përmenden në këtë vrapim të shpejtë nëpër këtë rrugë të gjatë. Vitet 1940-‘50. Kostoja e kompjuterave dhe përmasat e tyre ishin gjigante. Komjuteri kushtonte dhjetëra mijëra dollarë dhe zinte volumin e dhomave të tëra të mbushura me pajisje elektrike e mekanike. Perveç kësaj duheshin një numër i madh njerëzish të kualifikuar për vënien në përdorim, mirëmbajtjen e remontin e tij. Viti 1949 Në këtë vit u shpik tranzistori i parë. Kjo pajisje zëvendësoi llampat elektronike në dy drejtime. Së pari përmasat dhe qëndrueshmëria në punë e tranzistorit zvogëluan shumë përmasat e kompjuterave. Së dyti, konsumi i energjisë është dhjetra herë më i vogël. Kjo bëri të mundur uljen e kostove dhe hapjen e perspektivave të reja në vazhdim. Viti 1960 Deri në këtë vit çdo tranzistor prodhohej e montohej në skemën elektronike më vete. Kjo kerkonte një punë të madhe, (mikroprocesori ose truri i kompjuterit të sotëm përmban deri ne 5 milionë tranzistorë). Në këtë vit u shpikën skemat integrale që lehtësuan prodhimin e kompjuterave. Prodhimi i qarqeve të integruar të cilët përmbajnë në vetvete mijëra e miliona tranzistorë, jo vetëm zvogëloi si përmasat e paisjes ashtu edhe konsumin e energjisë, por i dha një hov të madh teknologjisë së zhvillimit të paisjeve të ndryshme duke bërë të mundur komandimin e shumë proçeseve teknologjike. Ky vit shënon datëlindjen e minikompjuterit të parë. Ai kishte përmasat e një frigoriferi dhe kushtonte 20 mijë $. Viti 1970 Firma e re INTEL nxorri në shitje kompjuterin e parë të ndërtuar në bazë të skemave integrale. Gjithashtu në këtë vit po prej saj dolën në treg skemat e integruara të kujtesave, (të cilat u dhanë mundësi përdoruesve të përmirësojnë të dhënat e kompjuterave të tyre në kushte jo industriale). Viti 1970 shënon datën në të cilën inxhinieri Hoff po i firmës INTEL (firmë e cila në kohën tonë është prodhuesja më e madhe e mikroproçesorëve për PC), ndërtoi një skemë të integruar e cila për nga vetitë i ngjante trurit (CPU) të kompjuterave të mëdhenj. Ky ishte proçesori i parë me emrin INTEL-4004. Viti 1975 Me kalimin e viteve me radhë dolën proçesorët INTEL-8008, INTEL-8080 të cilët ishin më të shpejtë e më të fuqishëm. Viti ’75 nxorri në treg kompjuterin e parë komercial Altair 8800, me proçesor INTEL-8080, i cili kushtonte rreth 5000 $ pa ekran dhe pa tastjerë, me memorje 256 Kb. Që muajt e parë u shiten disa mijëra ekzemplarë. Njerëzit i blenin Altair 8800, i pajisnin me ekrane, tastjera e blloqe shtesë kujtese. Në fund të vitit 1975 Bill Gates (krijuesi i famshëm i Microsoft) i sapo dalë nga dyert e universitetit shpiku gjuhën BASIC që lehtësonte komunikimin e njeriut me kompjuterin. Paralelisht dolën programe ndihmëse që krijonin lehtësira në shkrimin e teksteve (WordStar), përpunimin e të dhënave financiare (VisiCalc) etj. Viti 1981 Doli ne treg IBM PC (PC-Personal Computer) i parë. Falë lirisë që i dha kjo firme departamentit të PC për të punuar me blloqe të firmave e prodhimeve të tjera. Një faktor tjetër që ndihmoi në zhvillimin e shpejtë të kompjuterave IBM PC ishte mungesa e sekretit dhe mënyra e ndërtimit të tyre. Çdo përdorues me fantazi mund të ndërtonte një pjesë të përmirësuar të kompjuterit dhe ta vendoste atë direkt në skemën mëmë pa patur asnjë vështirësi (nga mënyra e ndërtimit me blloqe e kompjuterit.) NE DITET TONA Në kohën e sotme falë zhvillimit të vrullshëm të elektronikës, komjuterat kane ndryshuar shumë nga ato të disa viteve më parë dhe vazhdojnë të ndryshojnë. Sot kompjuterat janë të pajisur me mikroprocesorë të shpejtë, kujtesa të mëdha e pajisje ndihmëse për përpunimin e zërit e të figurës (Multimedia).
 
 
 
Pjeset e Kompjuterit.
 
Filmat fantastiko-shkencorë kanë bërë që kompjuterat të shihen si aparate të komplikuar me një teknologji të ngatërruar për të mësuar, për të cilën duhet një inteligjencë jashtetokësore. Në të vërtetë të mësosh të punosh me kompjuter ose më mirë të detyrosh kompjuterin të bëjë atë që do ti, s’ka asgjë me të vështirë se sa të detyrosh automobilin të ndjekë një rrugë të caktuar apo të qepësh një model në një makinë qepëse. Pjesët përbërëse të kompjuterave ndahen në dy kategori: • Hardueri (Hardware), - pjesët fizike të kompjuterit. • Softueri (Software), - instruksionet që kontrollojnë aktivitetin e kompjuterit. Hardueri i kompjuterit është i përbërë nga tre ose më shumë pjesë kryesore, të lidhura me anë të kabllove. Softueri ndahet në dy kategori. Në të parën hyjnë sistemet operative (operating systems). Ata kontrollojnë sjelljen e kompjuterit dhe softuereve të tjerë që veprojnë në të. Një sistem i tille operativ është MS-DOS (Microsoft Disk Operating System). Në kategorine e dytë hyjnë programet e aplikuara (Applications programs). Grupi i programeve të aplikuara quhet paketë programesh. Paketat e softuerit zakonisht janë të ndërtuara për qëllime të caktuara, si p.sh. redaktori i tekstit, po ato mund të projektohen për plotësimin e detyrave të ndryshme. Një nga paketat softuerike më të përdorura në këto momente është paketa Windows, e kompanise Microsoft.
 
[redakto] Shih dhe këtë
 
   
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=